Informacione për qytetarët e
huaj
Shërbimet për kurimin në spital të qytetarëve të huaj është i garantuar në
përputhje me Dekretin-Legjislativ n. 286/98.
Ju kujtojmë që këto
shërbime si në rastet urgjente edhe ato në vazhdim, për qytetarët e huaj janë të
garantuara.*
Eshtë shpërndarë pranë çdo Pavioni dhe pranë
Drejtorisë Shëndetësore- Shërbimi Social Spitalor, një broshurë në gjuhë të
ndryshme me informacione përkatëse të shtrimit pranë Qëndrës Spitalore.
Në qoftëse do të keni probleme përsa i përket kuptimit të gjuhës
ose probleme të tjera është e mundur që ti kërkoni personelit mjekësor
ndërhyrjen e Shërbimit Social të Spitalit.
* Qytetarët e
huaj extrakomunitarë që ndodhen në Itali pa rregulla, kanë mundësinë që ti
drejtohen Çëndrës së Informacionit Shëndetësor për Emigrantët (ISI), pranë
A.S.L. 13 në Novara.
Kjo strukturë vepron nëpërmjet :
- një Sporteli Informativ, i vendosur në Novara, në rrugën Dei
Mille, 2 ku një mediator(ndërmjetës) kulturor jep informacione në gjuhën
franceze, inglese dhe arabe.
- dhe dy ambulatore, të
vendosur njëri në Borgomanero dhe tjetri në Novara, që ofrojnë informacione dhe
shërbime shëndetësore qytetarëve të huaj që ndodhen pa leje qëndrimi në
territorin e A.S.L. 13.
- Për informacione të mëtejshme
drejtohuni në A.S.L. 13 në rrugën Dei Mille n. 2 në Novara.